Pija e shëndetshme me spinaq

Mësoni si të përgatitni një pije të shëndetshme dhe freskuese me spinaq dhe banane.

Lifestyle

03/02/2015 21:53

Përbërësit:
1 tufë spinaq
1 banane
1 karotë
1 jogurt pemësh sipas dëshirës
1 gotë akull
3 lugë mjaltë

Përgatitja:
Spinaqi pastrohet dhe copëtohet në pjesë, karota pastrohet dhe grihet në rrathë. Të gjitha këto vendosen në një mikser dhe përzihen derisa të imtësohen mirë, dhe pastaj shtohet akulli dhe mjalti dhe përzihet derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme. Ajo që e karakterizon këtë recetë është se ka përbërës që mund t’i gjejmë në çdo stinë të vitit. /kuzhinashqiptare