Pija e duhur për dhimbjen e veshkave

Veshkat e pastrojnë organizmin nga shumë materie helmuese, që i marrim me anë të ushqimeve. Shpesh ne kemi probleme me shëndetin e tyre dhe e vetmja mënyrë ishte që të shkonim tek mjeku, por ekzistojnë dhe kura të mira të bëra në shtëpi. Kjo pije e cila ju ndihmon që veshka tuaja të jenë mirë është e përbërë nga katër përbërës kryesor.

Lifestyle

31/12/2014 16:41

Përbërësit e duhur janë;
Gjysmë limoni të qëruar, 1 kivi të qëruar, 1 banane, gjysmë grushti majdanoz të sapogrirë, ujë sipas dëshirës. Për të përgatitur këtë pije në fillim duhet të përzieni të gjithë këta përbërës, shtoni ujë dhe bluani në bluarës, derisa ta fitoni një masë unike.

Sipas dëshirës ju mund dhe të shtoni përbërësit në këtë pije, duke i rritur sasinë e vitaminave që ajo mund të përmbajë. Ju mund të shtoni sipas dëshirës gjysmë avokadoje të pastruar, një grusht spinaq, pak arra.

Kjo është një pije e cila mund të konsumohet esull një herë në ditë. /presheva.com