Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka pezulluar protestën e paraparë për nesër.

Lajme

11/08/2020 11:54

Ky vendim i kësaj federate vjen pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka premtuar që do të realizohen kërkesat e FSSHK-së.

“Zemaj u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit, si dhe pas vendimit për ndalimin e protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të pezullojë protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe t’i hap rrugë dialogut social”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë dhe jo shtesa siç ka parashikuar Qeveria e Kosovës.