“Pezullimi i punimeve në stadiumin e Gjilanit”, MKRS: Vetëm kërkesat për rishqyrtim janë pezulluar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas raportimit në media se janë pezulluar përsëri punimet në stadiumin e Gjilanit. Ky raportim, ka ardhur pas publikimit të njoftimit nga Zyra e Prokurimit, se ka pezulluar punët për projektin e rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen e Stadiumit të Gjilanit. “Arsyeja…

Lajme

18/03/2025 20:51

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas raportimit në media se janë pezulluar përsëri punimet në stadiumin e Gjilanit.

Ky raportim, ka ardhur pas publikimit të njoftimit nga Zyra e Prokurimit, se ka pezulluar punët për projektin e rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen e Stadiumit të Gjilanit.

“Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa Kërkesave për Rishqyrtim në MKRS. Do të jeni të njoftuar me kohë me marrjen e çfarëdo vendimi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurimit.

MKRS, ka thënë se raportimi për pezullimin e tërësishëm të procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është i saktë.

Siç njofton kjo Ministri, pas përfundimit të vlerësimit të ofertave, ata kanë dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës. MKRS njoftoi se Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin.

“Në këtë rast, meqenëse kemi së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa. Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: