Petulla amerikane
Shkojnë me krem çokollate, karamel, reçel, djathë, gjithçka!
Lifestyle
Përbërësit:
250ml qumësht
125g miell
1 vezë
3 lugë gjelle sheqer
1 lugë të vogël kripë
2 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
4 lugë të mesme pluhur për pjekje
Përgaditja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të madhe.
Nxeni paraprakisht një tigan të madh në temperaturë të lartë. Duke përdorur një garuzhdë, derdheni masën në tigan.
Sipërfaqja do fillojë të fluskojë. Kur shumica e fluskave të kenë shpërthyer (rreth 3 minuta) ktheni petullën dhe lëreni të gatuhet edhe për 2-3 minuta të tjera./lajmi.net
Ju bëftë mirë!