Petrit Hajdari merr përkrahje nga deputetët e PDK-së dhe ish-kandidatët për deputetë: Bashkohemi për Drenasin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Drenasit, Petrit Hajdari, ka marrë përkrahje të fuqishme nga deputetët aktualë dhe ish-kandidatët për deputetë të PDK-së, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një tubim me struktura dhe mbështetës të PDK-së në Drenas, Hajdari theksoi se fokusi i tij është qytetari…

Lajme

29/07/2025 15:14

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Drenasit, Petrit Hajdari, ka marrë përkrahje të fuqishme nga deputetët aktualë dhe ish-kandidatët për deputetë të PDK-së, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një tubim me struktura dhe mbështetës të PDK-së në Drenas, Hajdari theksoi se fokusi i tij është qytetari i Drenasit, ndërsa programi dhe vizioni i tij synojnë të sjellin qeverisje të bashkuar, efikase dhe zhvillimore, në shërbim të të gjithë qytetarëve, transmeton lajmi.net

“I pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë vetëm shërbim ndaj tij. Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit,” tha Hajdari, duke falënderuar përkrahësit për mbështetjen e pakursyer.

Ai u shpreh se energjitë e PDK-së në Drenas janë të përqendruara rreth një projekti të qartë për zhvillim dhe progres, që i jep fund stagnimit dhe sjell frymën e re të qeverisjes që qytetarët meritojnë.

“Deputetë e kandidatë, kontribues të PDK-së e mbi të gjitha qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar komunën. Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët,” theksoi ai.

Postimi i plotë: 

I pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.

Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit.

Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton.

Deputetë e kandidatë, kontribues të PDK-së e mbi të gjitha, qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar Drenasin.

Falemnderit shumë të gjithëve për përkrahjen!
Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë.

Zemra e Drenasit rreh për shërbim./lajmi.net/