Petrit Hajdari merr mbështetje nga deputetë e zyrtarë të lartë të PDK-së nga Drenasi: I pari është qytetari i Drenasit
Tanimë është zyrtarizuar se Petrit Hajdari do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Drenasit. Hajdari përpos besimit që iu dha për të kandiduar, përkrahje të madhe tanimë po merr nga çdo zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetë e zyrtarë të shumtë të PDK-së, i kanë dhënë edhe sot mbështetje…

Lajme
Tanimë është zyrtarizuar se Petrit Hajdari do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Drenasit.
Hajdari përpos besimit që iu dha për të kandiduar, përkrahje të madhe tanimë po merr nga çdo zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetë e zyrtarë të shumtë të PDK-së, i kanë dhënë edhe sot mbështetje kandidatit për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
Ata vizituan sot kandidatin e PDK-së në Drenas, nga ku shprehën mbështetjen e tyre.
Hajdari falënderoi zyrtarët e PDK-së, derisa tha se i pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.
“Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit. Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton”, shkroi ai./Lajmi.net/