Petrit Çeku në Festivalin e Kitarës në Panama (Foto)
Me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Panama, kitaristi i mirënjohur kosovar, Petrit Çeku, mori pjesë në Takimin XIII Ndërkombëtar të Kitarës në Panama 2016, i cili u mbajt ne Teatrin Balboa të Qytetit të Panamasë.
ShowBiz
Në këtë festival të organizuar nga Shoqata e Kitaristëve të Panamasë, morën pjesë kitaristë nga vende te ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Kuba, Kostarika, Spanja, Polonia, dhe Panama.
Në fjalën hyrëse të saj, e Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Kosovës në Panama, znj. Zana Rudi, ndër tjera tha se “kosovari Petrit Çeku, i cili ka filluar shkollimin dhe ka zhvilluar pasionin e tij për kitarën në qytetin e bukur të Prizrenit, me çdo vepër qe luan tregon një storie dhe sjell me vete një pjesë të Kosovës”.
Ashtu edhe siç u prit nga publiku panamez, i cili tashmë kishte dëgjuar për shkathtësitë profesionale të tij, Petrit Çeku me paraqitjen e tij, ka mahnitur audiencën e sallës së mbushur plot.
Përfaqësuesja e Shoqatës së Kitaristëve të Panamasë, znj. Ana Luisa Cal Olivares, prezentoi kitaristin e njohur Petrit Çeku dhe tekniken mbreselenese te tij si poezi. Ajo, gjithashtu, falënderoi të Ngarkuarën me Punë, Zana Rudi, dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës, Lulzim Krasniqi, për përkrahjen dhënë Shoqatës në organizimin e këtij evenimenti.
Kitaristi Petrit Çeku është mirëpritur në Panama për të tretën herë me radhë. / Lajmi.net

