Petkoviq publikon fotografinë e ndërhyrjes së policisë në veri- e bën “tag” edhe Kaja Kallas duke i kërkuar llogari
Disa të rinj , maturantë në veri të Kosovës kishin nisur sot festën e tyre për përfundimin e mësimeve. Por pas kësaj të njëjtit thuhet se festën e vazhduan me provokime. Në lidhje me këtë detaje dha edhe zv/drejtori i policisë në veri të vendit, Veton Elshani i cili deklaroi se u nevojit ndërhyrja policore.…

Lajme
Disa të rinj , maturantë në veri të Kosovës kishin nisur sot festën e tyre për përfundimin e mësimeve. Por pas kësaj të njëjtit thuhet se festën e vazhduan me provokime.
Në lidhje me këtë detaje dha edhe zv/drejtori i policisë në veri të vendit, Veton Elshani i cili deklaroi se u nevojit ndërhyrja policore.
“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani.
E për këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën ën Serbi, Petar Petkoviq.
Petkoviq tha se “Policia e Kurtit e kapi për qafe një fëmijë serb në një zonë për këmbësorë në veri të Mitrovicës- ndërsa ai festonte diplomimin”.
Sipas Petkoviq, ky është realiteti në teren
“Ky është realiteti në teren, diçka që Kaja Kallas duhet ta shohë gjithashtu. Po sikur të mos kishte pasur dëshmitarë? ”shtoi ai.
Kaja Kallas sot deklaroi se për situatën në veri njëra palë thotë diçka, e tjetra palë thotë diçka tjetër e që sipas saj për këtë më mirë pasqyrën e realitetit e thonë ndërkombëtarët.
Ky deklarim i Kallas erdhi pasi e njëjta vizitoi sot EULEX-in në veri te Kosovës./ Lajmi.net/
Kurti’s police grab a Serbian child by the neck in a pedestrian zone in North Mitrovica while he celebrates graduation.
This is the reality on the ground — something @kajakallas should also see.
What if there had been no witnesses? pic.twitter.com/x4nQVDXm5t— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 23, 2025