Petkoviq largohet nga takimi në Bruksel për të pagjeturit, nervozohet me mbylljen e komunave paralele në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, po ashtu përfaqësues i delegacionit serb në Bruksel Petar Petkoviq është larguar nga takimi i sotëm në Bruksel që po zhvillohet në kuadër të çështjes së të pagjeturve. Largimi i Petkoviq nga takimi në Bruksel thuhet se është bërë për shkak se në Kosovë sot janë…
Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, po ashtu përfaqësues i delegacionit serb në Bruksel Petar Petkoviq është larguar nga takimi i sotëm në Bruksel që po zhvillohet në kuadër të çështjes së të pagjeturve.
Largimi i Petkoviq nga takimi në Bruksel thuhet se është bërë për shkak se në Kosovë sot janë mbyllur 10 komuna paralele serbe të cilat funksionin në anembanë vendit.
Ndryshe sot në Bruksel parashihej të mbahej seanca e komisionit të përbashkët për personat e pagjetur.
Petkoviq nuk është deklaruar ende në lidhje me këtë situatë të krijuar atje, e po ashtu s’ka pasur asnjë deklarim nga Bashkimi Evropian.
Sot parashihej të mbahej takimi parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në Bruksel. Nga selia e BE-së u tha se do jetë ky takim inaugurues i cili do kryesohet nga Bashkimi Evropian e ku do marrin pjesë delegacionet nga Kosova dhe Serbia.
Sipas disa burimeve jozyrtare në Bruksel, ky takim do ketë më shumë karakter simbolik se sa substancial. Siç kanë shpjeguar burimet e këtushme, do jetë ky rast që të inaugurohet Komisioni, palët do prezantojnë prioritetet e tyre dhe do dakordohen për takimet e radhës.
Marrë parasysh fushatën parazgjedhore në Kosovë, zyrtarët e BE-së nuk presin lëvizje të mëdha nga takimi i parë dhe angazhimet praktike i presin pas mbajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit./Lajmi.net/
Policia e Kosovës aksion tek zyrat postare serbe në Graçanicë, Fushë-Kosovë e Lipjan