Petkovic: Ja pse Shaqiri nuk po luan si startues

Në disa ndeshjet e fundit, Mancini ka vendosur ta lë në stol Shaqirin, ndërsa Petkovic ka thënë se kjo është arsye se lojtari ndien disa dhimbje të vogla muskulare.

Sport

08/03/2015 18:37

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk po luan çdo herë si startues te Interi sepse ka disa probleme të vogla muskulare.

“Në disa ndeshje, Shaqiri po kalon disa momente të ngjashme si ato te Bayerni. Sidoqoftë, kjo po ndodh sepse ai ka disa probleme të vogla muskulare”.

“Vendimi i Shaqirit për tu transferuar te Interi ishte vendim i drejtë, pasi Interi është një skuadër e madhe”, përfundoi trajneri boshnjak.