Pesë vjet më parë, Reali e prezantoi Ronaldon

Cristiano Ronaldo ishte prezantuar para tifozëve të Real Madridit fiks 5 vjet më parë. Ylli portugez, për këtë periudhë, u bë legjendë e gjigantit madrilen.

Sport

06/07/2014 22:34

Për Cristiano Ronaldon, Real Madridin dhe tifozët e këtij klubi, 6 korriku është një datë e veçantë. Në fakt, sot 5 vjet më parë, gjiganti madrilen e kishte prezantuar përforcimin më të ri, yllin portugez, i cili i ishte bashkuar Karim Benzemas dhe Leite Kakas, për ta formuar një treshe ëndrrash.

Për dallim nga dy të parët, CR7 shkëlqeu në Santiago Bernabeu, duke u bërë legjendë në Santiago Bernabeu në këtë periudhë, duke thyer rekorde të shumta dhe duke fituar gjithçka me Los Blancos, përfshirë këtu edhe La Deciman këtë sezon, më saktësisht Ligën e Kampionëve numër 10 në histori të Realit.

Ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit i kushtoi 94 milionë euro klubit mbretëror spanjoll.

Ai është 29 vjeç dhe ka mundësi të thyejë rekorde tjera tek madrilenët. Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë për momentin, i shpallur nga FIFA.