Pesë super talentët e Barcelonës
Barcelona sot ka një skuadër të përbërë nga shumë yje të mëdhenj me në krye Lionel Messin. Por, gjiganti katalan e ka të garantuar edhe të ardhmen falë një grupi të talentëve të jashtëzakonshëm.
Sport
Kur bëhet fjalë për Barcelonën, zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë për yje si Lionel Messi, Neymar, Xavi, Andres Iniesta e shumë të tjerë.
Por, tifozët e gjigantit katalan nuk kanë arsye të brengosen sepse edhe në të ardhmen do të kenë një skuadër përplot me futbollistë të talentuar. Me përbërjen aktuale, skuadra e trajnerit të ri Luis Enrique pritet që sërish të luftojë për tituj të rëndësishëm.
Por, edhe e ardhmja është e garantuar. “Metro Sport” ka publikuar pesë emra të super talenteve të Barcelonës që do të shpërthejnë së shpejti dhe do të kërkojnë një vend në formacionin bazë.
Ata janë: Munir El Haddadi, Adama Traore, Sergi Samper, Alen Halilovic, Alejandro Grimaldo.