Pesë raste të vjedhjeve brenda 24 orëve në Kosovë – Hajnat morën targa, pajisje elektrike nga lokali e para

Pesë raste të vjedhjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Han të Elezit, në Shtime, Ferizaj dhe dy raste në Leposaviq. Në Han të Elezit, hajnat kanë marrë lidhëse të metalit dhe rasti për këtë po hetohet. “Hani i Elezit / 05-07.12.2025 – NN.…

Lajme

08/12/2025 09:41

Pesë raste të vjedhjeve kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Han të Elezit, në Shtime, Ferizaj dhe dy raste në Leposaviq.

Në Han të Elezit, hajnat kanë marrë lidhëse të metalit dhe rasti për këtë po hetohet.

“Hani i Elezit / 05-07.12.2025 – NN. Më 07.12.2025 është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur lidhëse të metalit – përforcuese të mbrojtësve metalik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

Në Shtime, persona të panjohur kanë marrë një targë vendore.

“Rr. Komandant Kumanova, Shtime / 05-07.12.2025 – NN. Më 07.12.2025 është raportuar se persona të panjohur nga një autobus dhe një kamion kishin vjedhur nga një targë vendore”, thuhet në raport. 

Në Ferizaj, janë vjedhur dy targa të një veture.

“Rr. Brigada 161, Ferizaj / NN-NN. Më 07.12.2025 është raportuar se nga vetura e ankuesit mashkull kosovar e cila kishte qenë e parkuar, ishin vjedhur dy targat vendore të veturës”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Ndërsa në Leposaviq kanë ndodhur dy raste të ndara të vjedhjeve. Në njërin nga rastet, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokal dhe kanë vjedhur një frigorifer, një arkë fiskale, xhama të dritareve, një nxehëse, karrika dhe një tavolinë.

.”Rr. Nemanjina, Leposaviq / 06-07.12.2025 – 15:10-14:00. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në lokal dhe nga aty kanë vjedhur një frigorifer, një arkë fiskale, xhama të dritareve, një nxehëse, karrika, dhe një tavolinë”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Në rastin tjetër, një personi i kanë marrë një shumë parash.

“Rr. JNA, Leposaviq / 01.12.2025 – 16:20. Është raportuar se pasi ishte larguar i dyshuari i panjohur nga viktima mashkull kosovar, viktimës i mungonte një shumë parashë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Lajmi.net/