Pesë raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Një prej tyre në Prishtinë, një në Junik, një tjetër në Deçan. Po ashtu dy raste të tjerë të dhunës në familje u raportuan ën Gjakovë. Në njërin prej këtyre rasteve Policia gjithashtu ka gjeture dhe një armë zjarri…

Lajme

30/09/2024 09:08

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Një prej tyre në Prishtinë, një në Junik, një tjetër në Deçan.

Po ashtu dy raste të tjerë të dhunës në familje u raportuan ën Gjakovë.

Në njërin prej këtyre rasteve Policia gjithashtu ka gjeture dhe një armë zjarri në shtëpinë et të dyshuarit, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 29.09.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Junik / 29.09.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Deçan / 29.09.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë / 29.09.2024 – 21:00.Është raportuar se viktima femër shtetase e Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.
  • Gjakovë / 29.09.2024 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/