Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Një prej këtyre rasteve në Prishtinë raportohet të ketë përfshirë edhe kanosje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit…

Lajme

28/06/2024 10:24

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Një prej këtyre rasteve në Prishtinë raportohet të ketë përfshirë edhe kanosje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Dy raste të tjera të dhunës në familje u raportuan ën Fushë-Kosovë, ku ndër të tjerash viktimat ishin femra.

DHUNË NË FAMILJE:

  • Fushë Kosovë / 26.06.2024-04:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili është paraqitur në stacionin policor për intervistim nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Fushë Kosovë / 27.06.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Gllogoc  22.06.2024, NN. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë  27.06.2024, 11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është strehuar tek prindërit e saj./Lajmi.net/