Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve të fundit. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Kaçanik, Pejë, Gjakovë e Zubin Potok. Rastet e raportuara: Prishtinë/03.03.2026-02:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti…

Lajme

04/03/2026 09:02

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve të fundit.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Kaçanik, Pejë, Gjakovë e Zubin Potok.

Rastet e raportuara:

Prishtinë/03.03.2026-02:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Kaçanik/03.03.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë/03.03.2026-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Gjakovë/ 03.03.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 03.03.2026-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.