Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Pejë. Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës: Prishtinë 15.09.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.…
Lajme
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Pejë.
Rastet e raportuara në Policinë e Kosovës:
Prishtinë 15.09.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 16.09.2024 – 17:35. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ferizaj 16.09.2024 – 23:39. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i – nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje ka filluar ta godas derën e dhomës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Pejë 16.09.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Pejë 16.09.2024 – 18:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.