Pesë raste të dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë, në katër prej tyre viktimat ishin vajza
Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë dhe Rahovec. Rastet e raportuara: Prishtinë 01.09.2026-10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Në konsultim me prokurorin, palët pas…
Lajme
Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë dhe Rahovec.
Rastet e raportuara:
Prishtinë 01.09.2026-10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 01.09.2026, 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 01.09.2026, 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babi i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 01.09.2026, 20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 01.09.2026, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.