Pesë personazhet me të ndjekur në vend që kanë lënë prapa Adelinën, Getin dhe Era Istrefin

Po të mos ishin rrjetet sociale, fytyrat e njohura publike nuk do të kishin pasur kaq shumë ndikim në botën e shoubizit dhe mediave rozë.

ShowBiz

26/04/2018 13:17

Projektet e tyre muzikore, sukseset në fusha të tjera me rëndësi e jeta private kanë marrë fokusin e veçantë pasi rrjetet sociale, sidomos ai Instagram, janë bërë të pashmangshme, shkruan lajmi.net

Imazhet që personazhet e huaja publike i hedhin në to, njoftimet për të rejat e tyre dhe afërsia me fansat janë tri gjërat më me rëndësi që atyre u duhen për t’a ruajtur balancin.

E njësoj edhe personazhet tona publike kanë filluar që të bëhen aktiv madje disa prej tyre po ndiqen shumë.

Janë gjithsej katërmbëdhjetë artistë shqiptarë të cilët publiku i përcjell vazhdimisht mirëpo prej tyre në fakt janë pesë të cilët kanë arritur një rekord të madh.

Enca Haxhia

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia është njëra ndër personazhet publike me një ndikim të madh në vend. Suksesin më të madh ia ka dalë t’a arrijë me punë por arma më e fortë e saj e që i bën njerëzit t’a ndjekin dhe kërkojnë janë provokimet, linjat trupore konkretisht gjoksi.

Enca në llogarinë e saj në Instagram ndiqet nga më shumë se 1 milion njerëz ndërsa ajo përcjellë vetë 107 prej tyre.

Projekti i fundit që ajo ka sjell është kënga ‘Dua’ e cila falë skenave eksplicite por edhe paralajmërimit të shpeshtë në Instagram ka arritur të ketë një dëgjueshmëri apo thënë shkurt një shikueshmëri të lartë edhe në kanalin zyrtar në Youtube.

Duke qenë se e ka tepruar me provokim, kritikat kanë qenë të ashpra.

YouTube player

Noizy

Reperi Noizy është personi i dytë shqiptar më i ndjekur në Instagram e që e përcjellin 1.1 milionë njerëz ndërsa ai ndjek vetëm 92 prej tyre.

Noizy, ka arritur të krijojë popullaritet të lartë me jetën prej një gangsteri, blerjet e shtrenjta, veturat e shumta të parkuara para shtëpisë e shumë detaje të tjera të ngjashme duke mos harruar edhe projektet muzikore dhe diss-at që u bën kolegëve të tjerë reperë.

I gjithë ky ndikim mbështetet tek përkrahja e fansave që atij i japin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Projekti i fundit muzikor nga Noizy është kënga ‘Ajshe’ në të cilën vjen në duet me Altin Sulkun e që është shpërndarë nëpër rrjete sociale nga fansat shumë.

Sa i përket jetës private Noizy vazhdon të jetë ‘single’ por flirtet me bashkëpunëtorët e saj nuk po mungojnë.

YouTube player

Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata e cila kohëve të fundit ka punuar shumë për të arritur sukses ndërkombëtar po ia  del shumë mirë që të jetë personazhi më me ndikim në botën e shoubizit dhe atë të rrjeteve sociale.

Pas Noizyt me 1 milion ndjekës në Instagram renditet pikërisht Elvana Gjata e cila merr përkrahje të vazhdueshme nga fansat e saj të shumtë.

Ndërsa për dallim nga disa prej kolegëve të saj sidomos këta të lartëpërmendur Elvana është më e hapur me fansat e saj dhe 1.065 njerëzve u ka kthyer ‘followin’.

Ajo së fundmi erdhi me dokumentarin mbi jetën e saj dhe karrierën ndërsa më pas dy projektet e fundit ndërkombëtare bënë bujë duke mos e lënë anash edhe albumin në shqip.

Reperi Noizy deklarohet poashtu ‘single’ ndërsa shoqërimet me femra të ndryshme seksi nuk i ka ndërprerë asnjëherë.

Elvana Gjata është fokusuar në karrierë dhe njëherë për njëherë nuk ka kthesë në jetën personale.

YouTube player

Ledri Vula

Pas Elvana Gjatës si personazhi shqiptar më i ndjekur në Instagram vjen Ledri Vula. Reperi i njohur kosovar ka gjithashtu 1 milion klikime në këtë rrjet social ndërsa ndjek 908 prej tyre.

Ledri, me projektet e tij muzikore, stilin e veshjes, sharmin që ka ka bërë për vete edhe shumë vajza të cilat i vihen pas dhe kjo është dëshmuar nga reagimet e ‘çmendura’ që bëjnë në drejtim të tij nëpër koncerte.

Për projektet e reja dhe pjesmarrjen që ka në koncerte njoftimet i bën pikërisht në Instagram ndërsa komentet nga më të ndryshmet nga fansat i shkojnë në minutat e parë të publikimit të posteve.

Para dy muajsh Ledri Vula erdhi me këngën ‘I vogël’ e cila ka rezultuar si shumë e suksesshme e që të gjithë e kanë gjetur veten.

Ledri Vula pasi u përfol për shumë lidhje publike ka vendosur t’a zgjedhë heshtjen kur e pyesin për vajzën e zemrës.

YouTube player

Luana Vjollca

Ndërsa personazhi i pestë që lajmi.net e ka radhitur si më të ndjekurin është prezantuesja shqiptare Luana Vjollca.

Për dallim nga motra e saj Marina, ajo ka arritur popullaritet të lartë me emisionet e saj mirëpo popullaritetin më të madh e ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale sidomos Instagramit.

Luana Vjollca veten e ka provuar edhe në muzikë  dhe para nëntë muajsh e ka sjell këngën ‘Benzina’ por nuk pati edhe aq sukses sa pritej.

Bjondinën seksi e preferojnë ta shohin në ekranet televizive si prezantuese ndërsa në këtë aspekt merr përkrahje të vazhdueshme.

Ndjekësit në Instagram preferojnë t’a shohin edhe anën e jashtme të Luana Vjollcës prandaj ajo i shpërblen me foto seksi dhe komentet pozitive nuk mungojnë.

Luana ndiqet nga 1 milion persona ndërsa i përcjell vetëm 409 prej tyre.

Sa i përket jetës private ajo është në lidhje me Krenar Çoçajn dhe kjo është dëshmuar disa herë pasi janë kapur ‘mat’ nga mediat, mirëpo as ajo e as Krenari nuk e kanë pohuar e as mohuar një gjë të tillë.

YouTube player

Mund të duket e pabesueshme por Adelina Ismaili  ( e cila tani ka filluar të bëhet aktive në Instagram), Getoar Selimi, Era Istrefi, personazhe këto që kanë fansa të shumtë, në llogaritë e tyre në Instagram kanë mbetur shumë prapa kolegëve të lartëpërmendur.

Është Era ajo e cila e ka gati t’a arrijë 1 milionshin në Instagram dhe ndiqet nga 991 mijëndjekës, ndëras Adelina ka vetëm 102 mijë ndjejkës dhe Geti 489.

Adelina Ismaili për nga jeta private po gëzon jetën si një grua e martuar dhe nënë e një djali ndërsa pas një pauze të gjatë është rikthyer si aktore e për projekte muzikore ka thënë se do të ketë por jo menjëherë.

Getoar Selimi gjithashtu është duke shijuar çdo moment nga martesa e tij me Marina Vjollcën me të cilën u martua në shtator të vitit të kaluar dhe kohëve të fundit u përfol se ata po presin një fëmijë mirëpo Lajmi.net sipas burimeve të sigurta e ka marrë vesh se Marina nuk është shtatzënë.

Përveç këtyre në këtë rrjet social personazhe të ndjekura janë edhe Fero, Marina Vjollca, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Majk, Mozzik, Getinjo dhe Bleona Qereti.

Nuk duhet harruar se Xhensila Myrtezaj ka plot 989 mijë ndjekës dhe i përcjellë 441 prej tyre. Ajo ka arritur gjithmonë suksese me projektet muzikore mirëpo së fundmi është fokusuar në jetën private, kujdesin për vete si grua shtatzënë dhe duke shijuar çdo moment të jetën me personin e saj të jetës, Bes Kallakun.

Duhet kujtuar se Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha janë poashtu shumë të ndjekura mirëpo duke qenë personazhe të njohura në botë nuk i kemi futur tek personazhet tek të cilët dominojnë fansat shqiptar./Lajmi.net/