Pesë gjëra që duhet të dini për shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles që njihet si “gruaja e akullt”
Pas fitores së zgjedhjeve në Amerikë me një për qindje tejet të lartë, Donlad Trump veçse ka filluar të zyrtarizojë përbërjen e stafit të tij më të ngushtë. Donald Trump tashmë ka zyrtarizuar shefen e fushatës së tij, Susie Wiles si shefe të stafit të tij, e që është pozicioni më i lartë në Shtëpinë…
Bota
Pas fitores së zgjedhjeve në Amerikë me një për qindje tejet të lartë, Donlad Trump veçse ka filluar të zyrtarizojë përbërjen e stafit të tij më të ngushtë.
Donald Trump tashmë ka zyrtarizuar shefen e fushatës së tij, Susie Wiles si shefe të stafit të tij, e që është pozicioni më i lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë rol, transmeton lajmi.net.
“Susie Wiles sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane dhe ishte një pjesë integrale e fushatave të mia të suksesshme të vitit 2016 dhe 2020.Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe admirohet dhe respektohet botërisht. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, deklaroi Trump.
Por ja çfarë duhet të dimë për Susie Wiles që ndryshe njihet si “Gruaja e akullt”.
Më pak se një vit pasi Wiles filloi të punonte në politikë, ajo iu bashkua fushatës së Ronald Reganit përpara zgjedhjeve të tij më 1980
Në vitin 2010 ajo ndihmoi që Rick Scott, një biznesmen i atëhershëm me pak përvojë në politikë të bëhet guvernator në Florida në vetëm shtatë muaj. Scott tani është një senator amerikan
Wiles u takua me Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2015 dhe u bë bashkëkryetare e fushatës së tij në Florida. Ai vazhdoi të fitonte shtetin ndaj Hillary Clinton më 2016
Guvernatori i Floridës, Ron DeSants, i cili vendosi atë në krye të gardës ë tij të suksesshme dy vjet më vonë e përshkroi Wiles “si më të mirën në biznes”
Gjyshja , 67 vjeçare e cila është vajza e transmetuarit të ndjerë amerikan Pat Summerall e ka përshkruar veten sit ë ardhur nga një sfond politik tradicional./Lajmi.net/