Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Pesë arsye pse duhet të bëni patjetër scrub trupi

12:48 | 12 Janar 2021

Është shumë e rëndësishme që lëkura të marrë kujdesin e duhur.

Me ndryshimin e stinës fillojnë edhe ndryshimet e nevojave të lëkurës, shkuran “IconStyle”.

Është shumë e rëndësishme që lëkura të marrë kujdesin e duhur për këtë arsye rekomandojmë që të mos e shihni eksfolimin si një hap që duhet anashkaluar, transmeotn lajmi.net.

Nëse mendoni që ky proces është vetëm një mënyrë që firmat kozmetike të përfitojnë atëherë po rendisim të gjitha përfitimet:

1.     Heq lëkurën e vdekur – Kur të prekni lëkurën tuaj do të ndjeni që është më e lëmuar dhe do ndjeheni sikur ajo është më e shëndetshme

2.     Ndryshon pamjen e lëkurës – Një lëkurë e bukur të bën të ndjehesh bukur mbi të gjitha.

3.     Mundëson që lëkura të hidratohet më mirë – Në momentin që largohet lëkura e vdekur, produktet përthithen më lehtë në lëkurë

4.     Pastron puçrrat – Një nga shkaktarët kryesorë të puçrrave është lëkura e vdekur ose pastrimi me produktet e gabuara. Nëse hiqni lëkurën e vdekur, keni eleminuar një nga shkaktarët kryesorë

5.     Çliron stresin – Ritualet e bukurisë janë mënyra më e mirë për të eleminuar stresin. Mos i anashkaloni nëse po kaloni një ditë stresuese. /Lajmi.net/