Përvjetori i tridhjetë! Imazh i rrallë nga martesa e prindërve të Ritës, në Prishtinë
Prindërit e Rita Orës, Besnik dhe Vera Ora sot festojnë tridhjetë vjetorin e martesës.

ShowBiz
Në një mënyrë të veçantë, me një foto të pa parë ndonjëherë ka zgjedhur motra e Ritës, Elena t’i uroj në Instagram, shkruan lajmi.net
”Urime 30 vjetori martesës për prindërit e mi. Çifti im i preferuar dhe miqtë e mi më të mirë, që kanë kaluar kohën më të mirë së bashku. Faleminderit që tregoni shoqëri të mirë për mu, dashuri dhe përkushtim”, ishin fjalët e saj përkrah fotos ku Vera shihet nuse e Besniku dhëndërr.
Fotografia është realizuar në Prishtinë aty ku edhe është mbajtur ceremonia e martesës së çiftit.
Edhe këngëtarja Rita Ora ka lindur në Prishtinë por kur ajo ishte 1 vjeçe, familja e saj emigruan për në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku ajo sot ka arritur të krijoj një popullaritet të gjerë me talentin në muzikë./Lajmi.net/