Përveçse e kritikoi, Trump as nuk e përshëndeti moderatorin e debatit (Video)
Në debatin e parë presidencial amerikan në mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, pati dhe acarime në mes të dyve ku si pasojë reagimet vinin nga të dyja palët.
Bota
Por asgjë nuk ishte e papritur për veprimet që do kryente republikani Trump.
Dhe ja, skandali i radhës, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas debatit, Trump, u kyç në rrjetin social Twitter, duke e kritikuar moderatorin Lester Holt.
Por përveç që e kritikoi duke cilësuar temat e e-maileve dhe fondacionin e Clinton të korruptuar, Trump derisa largohej nga skena u tregua mosmirënjohës ndaj moderatorit Holt.
Kandidatja Clinton, u afrua për ta përshëndetur në shenjë respekti për kohën që ndan së bashku por kur vjen radha tek Trump, ai e lë moderatorin në fjalë duar zgjatur derisa e injoron keq.
Missed this: Trump snubbed moderator Holt after the debate.
A poor loser move. https://t.co/xXRgFrMJzw
HT @superdeluxe @chrizap— Peter W. Singer (@peterwsinger) September 27, 2016