Përurohet një shkollë e financuar nga BE në Prizren, Orav: Do të vazhdojmë ta mbështesim arsimin cilësor, ndërsa Kosova përparon drejt BE-së
Sot është përuruar objekti i shkollës fillore “Nazim Kokollari” në Prizren. Kjo shkollë, një investim prej 5.2 milionë eurosh është financuar nga Bashkimi Evropian. BE ka thënë se kjo shkollë me 400 nxënës dhe 30 mësimdhënës dhe me kapacitet për t’i mirëpritur deri në 900 nxënës, ofron mjedis të sigurt, bashkëkohor dhe përfshirës që u mundëson…
Lajme
Sot është përuruar objekti i shkollës fillore “Nazim Kokollari” në Prizren.
Kjo shkollë, një investim prej 5.2 milionë eurosh është financuar nga Bashkimi Evropian.
BE ka thënë se kjo shkollë me 400 nxënës dhe 30 mësimdhënës dhe me kapacitet për t’i mirëpritur deri në 900 nxënës, ofron mjedis të sigurt, bashkëkohor dhe përfshirës që u mundëson të rinjtve të mësojnë, të zhvillohen dhe të kenë sukses.
“Arsimi është në zemër të çdo shoqërie të fortë dhe përparimtare. Si partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, me mbi 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, Bashkimi Evropian vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me institucionet për të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav gjatë përurimit.
BE ka thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin cilësor, ndërsa Kosova përparon në rrugën e saj drejt integrimit në BE. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: