Përurohet Dhoma mike në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it

Në stacionin policor të Zveçanit është përuruar “Dhoma mike”, një hapësirë e dedikuar për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, realizuar falë donacionit të KFOR-it. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, përfaqësues të KFOR-it dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan. Përfaqësues…

Lajme

05/11/2025 16:26

Në stacionin policor të Zveçanit është përuruar “Dhoma mike”, një hapësirë e dedikuar për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, realizuar falë donacionit të KFOR-it.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, përfaqësues të KFOR-it dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan.

Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e “Dhomës mike”, e cila do të ofrojë kushte optimale për viktimat e dhunës në familje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

Ndërsa, përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

“Ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje”.

“Dhoma mike” është një hapësirë e renovuar dhe e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë, që synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit dhe akomodimit të përkohshëm“./kp