Personi që vdiq në Pejë, Inspektorati i Punës thotë se po punonte në shtëpinë e vëllaut të tij: Nuk ishte i angazhuar si punëtor

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Graboc të Pejës, dje rreth orës 14:00. Ai derisa po punonte në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej tri metrave dhe për pasojë të lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë. “Fsh. Graboc, Pejë  09.12.2025 – 10:40.   Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke…

Lajme

10/12/2025 15:09

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Graboc të Pejës, dje rreth orës 14:00. Ai derisa po punonte në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej tri metrave dhe për pasojë të lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë.

“Fsh. Graboc, Pejë  09.12.2025 – 10:40.   Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Në lidhje me rastin, Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari që po jetonte jashtë vendit.

“Personi i ndjerë, ka qenë vëllai i pronarit të shtëpisë, dhe nuk ka qenë i angazhuar si punëtor, por është gjetur i lënduar brenda objektit nga punëtorët e suvatimit të angazhuar vetëm për pjesën e jashtme të shtëpisë. Nga deklarimet e marra nga inspektorët dhe palët e pranishme (Policia) dhe nga kamerat e sigurisë, është vërtetuar se askush nga punëtorët nuk ka punuar në pjesën e brendshme të shtëpisë në momentin e ngjarjes”, ka njoftuar Inspektorati i Punës.

Ata kanë konstatuar se nu ekziston raporti punëdhënës-punëmarrës, pasi i njeri nuk ishte punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune sipas Ligjit Nr. 03/L-212 për Punën dhe Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Prandaj, rasti nuk lidhet me vendin e punës dhe nuk hyn në kategorinë e aksidenteve në punë sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar Inspektorati Qendror i Punës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: