Personi që u ther me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë, japin detaje nga QKUK
Një person është therur me thikë sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Në lidhje me gjendjen e personit që ka pësuar lëndime në këtë rast, detaje ka dhënë shefi i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile. “Është sjellë…

Lajme
Një person është therur me thikë sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në lidhje me gjendjen e personit që ka pësuar lëndime në këtë rast, detaje ka dhënë shefi i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Ai ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile.
“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, ka thënë Syla.
Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo. /Lajmi.net/