Personi më fatlum në botë, fitoi lotarinë prej 426 milionë dollarësh në biletën e vetme që u shit në një pikë karburanti
Dikush që bleu një biletë Mega Millions në Kaliforninë Jugore, SHBA, është fituesi me fat i çmimit 426 milionë dollarë.

Fun
Lotaria Shtetërore e Kalifornisë thotë se një biletë e vetme e shitur në një pikë karburanti Chevron në seksionin Woodlands Hills të Los Angelosit përputhej me të gjashtë numrat e tërhequr të shtunën mbrëma.
Fituesi ende nuk dihet dhe zyrtarët e lotarisë thonë se mbajtësi i biletës ka një vit kohë për t’u lajmëruar.
Numrat fitues të tërhequr ishin 3, 16, 25, 44 dhe 55. Topi Mega ishte 13. /Lajmi.net/