Personi i gjashtë i arrestuar për spiunazh, Musliu: Rasti Jevtiq sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë
Arrestimi i Bojan Jevtiqit, toger i Policisë së Kosovës, i dyshuar për spiunazh për llogari të BIA-s serve, është cilësuar si një nga rastet më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit në vend. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka vlerësuar këtë operacion si dëshmi të përkushtimit dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës. “Rasti…

Lajme
Arrestimi i Bojan Jevtiqit, toger i Policisë së Kosovës, i dyshuar për spiunazh për llogari të BIA-s serve, është cilësuar si një nga rastet më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit në vend.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka vlerësuar këtë operacion si dëshmi të përkushtimit dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës.
“Rasti Jevtiq si sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë
Arrestimi i Bojan Jevtiqit, zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për llogari të BIA-s serbe, është një nga rastet më serioze por edhe më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit. Hetimet disa mujore nga AKI, prokuroria speciale tregojnë përkushtim dhe koordinim për të goditur rrjete të fshehta me prani në institucionet tona të sigurisë.
Në posedim të Jevtiqit u gjetën edhe dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia, por jo Kosova. Kjo ngre dyshime për rrjete paralele komunikimi jashtë kanaleve zyrtare. Përfshirja e një zyrtari policor në këtë rast thekson nevojën për vigjilencë të shtuar institucionale ndaj rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme”, ka shkruar Musliu në Facebook.