Personat me muskuj të dobët janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

10:43 | 3 Shtator 2019

Të gjitha orët që i keni shpenzuar në palestër nuk janë të mira vetëm për pamjen tuaj fizike.

Aq më shumë kohë që shpenzoni për t’u forcuar, aq më gjatë mund të jetoni, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e reja nga universiteti Michigan kanë zbuluar se niveli i forcës mund të jetë faktor kyç për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit me forcë më të dobët muskulore janë 50% më të prirë të vdesin më herët sesa individët që janë më të fortë.

Ekspertët kanë thënë se mirëmbajtja e forcës muskulore përgjatë jetës – e veçanërisht në vitet më të vonshme – është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë.