Persona të panjohur vendosën arkivol para një shtëpie në Viti, Policia jep detaje
Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre. Lidhur me rastin detaje për lajmi.net kanë dhënë nga policia e Kosovës. Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli…
Lajme
Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre.
Lidhur me rastin detaje për lajmi.net kanë dhënë nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.
Osmani tutje tha se tashmë hetimet kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Me datën 27.10.2024 rreth orës 01:00 Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion nga ankuesi mashkull kosovar se persona të panjohur deri më tani para hyrjes së shtëpisë së tij e cila gjendet në qytetin e Vitisë i kanë vendosur një arkivol të zbrazët. Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/