Persona të panjohur i vendosin zjarrin një eskavatori në Leposaviq

Disa persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin një makine pune-eskavator, pronë e një kompanie, ndërsa në afërsi të saj është tentuar t’i vihet zjarri edhe një kamioni Mercedes.

Lajme

15/09/2015 15:36

Në vendin e ngjarjes, sipas policisë është gjetur edhe një shishe e plastikes me të cilën dyshohet që është tentuar që t’i vihet zjarri kamioni, raporton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq, të hënën në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa në vendin ku ka ndodhur ngjarja kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Në raportin e policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar./lajmi.net.