Persona të maskuar depërtojnë në një market në Bardhosh, vidhen cigare dhe 200 euro

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se katër persona të dyshuar, të maskuar kanë depërtuar në brendi të nj marketi dhe nga aty kanë vjedhur një sasi të cigareve dhe 200 euro të gatshme. Pas kësaj me një veturë ata janë larguar…

Lajme

17/09/2024 08:50

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se katër persona të dyshuar, të maskuar kanë depërtuar në brendi të nj marketi dhe nga aty kanë vjedhur një sasi të cigareve dhe 200 euro të gatshme.

Pas kësaj me një veturë ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është nën hetime./Lajmi.net/