Përshkallëzimi në Serbi, sulmohen edhe veturat me targa evropiane
Protestat në Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, ku përkrahësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po sulmojnë qytetarët. Mbrëmjen e së mërkurës situata u përshkallëzua në Novi Sad, kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS. Aty u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash. Të mbledhurit u përgjigjën…

Lajme
Protestat në Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, ku përkrahësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po sulmojnë qytetarët.
Mbrëmjen e së mërkurës situata u përshkallëzua në Novi Sad, kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS.
Aty u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash.
Të mbledhurit u përgjigjën duke thyer xhamat e ambienteve të partisë, pas së cilës policia formoi një kordon.
Por kjo nuk qe e gjitha, mbëshetetësit e Vuçiqit sulmuan edhe veturat e qytetarëve, në mesin e të cilave pati edhe me targa evropiane, transmeton KosovaPress.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen dëmet që u janë bërë veturave në Novi Sad.
Përshkallëzim të protestave në Novi Sad ka pasur pothuajse vazhdimisht.
Edhe të martën mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) sulmuan demonstruesit në Vërbas dhe Baçka Pallankë.
Tubimet u organizuan nga “Studentët në bllokadë”, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë para ambienteve të partisë së Vuçiq dhe departamenteve të policisë.
Së fundi, tubimet më të mëdha të qytetarëve u organizuan në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera, duke përfshirë Suboticën, Shabacin, Leskovcin, Somborin, Pançevën dhe Valevën.
Protestat në Serbi kanë shpërthyer pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 16 persona.