Përsëri në Bruksel për zgjedhjet

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit, si dhe do të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese.

Lajme

23/10/2013 20:26

Nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe OSBE’së do të mbahet takimi i radhës i Grupit për Zgjedhjet.

“Në takim pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit, si dhe do të diskutohen të arriturat e palëve në plotësimin e obligimeve zbatuese”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet  nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa pjesë e tij janë edhe Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe kryesuese e Grupit, Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit të Zgjedhjeve, Shukri Sylejmani, Kryetar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Elona Cecelia, këshilltare politike.

Prania e Kryesuesit të PZAP’së, Shukri Sylejmani, në këtë delegacion lë të kuptohet se aplikacionet e refugjatëve serbë që janë ankuar për përfshirje në listën e votuesve do të jetë përsëri temë diskutimi në takim.