Përse nuk duhet t’i vendosni këmbët asnjëherë në këtë pjesë të veturës

Një shofer ka provuar të bind të dashurën e tij për vendosjen e rripit të sigurimit në një mënyrë të veçantë.

Auto & Tek

23/04/2019 12:47

Burri, duke vozitur në kryeqytetin e Brazilit, Brazili e filmoi vetveten ndërsa po vozite në rrugët e qytetit, transmeton lajmi.net.

Videoja tregon shoferin duke drejtuar telefonin drejt partneres së tij në sediljen e përparme të pasagjerit. Vetura mësohet të ketë qenë e tipit ‘Chevrolet’.

Pasagjerja po kontrollonte telefonin me këmbët e saj të vendosura në pjesën e përparme të makinës, ndërsa shoferi detyrohet të bëjë një kthesë.

Kjo shkakton që e dashura e tij të ndërron pozicionin automatikisht dhe të bie nga karrigia, duke bashkuar kokën dhe këmbët e saj.

Ndiqeni videon për ta parë momentin qesharak. /Lajmi.net/