Përplasje në Babastars, më në fund vjen reagimi i Agon Amigës (Foto)

Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qarkulluar lajme për një përplasje të mundshme në mes të reperit Agon Amiga dhe Skivit, të dy pjesë e labelit Babastars.

ShowBiz

31/12/2016 15:33

Por as njëri e as tjetri nuk kishin asgjë për të thënë për media ani pse u kontaktuan nga lajmi.net të dy reperët dhe menaxheri i tyre, shkruan lajmi.net

Thuhej se Agoni madje është larguar nga Babastars dhe kjo ngjallte dyshime duke pasur parasysh se ai nuk e kishte përkrahur Getin sic bënte zakonisht, t’ia shpërndajë këngën e sapo publikuar në Youtube.

Agon Amiga madje e heqi nga Instagrami edhe pjesën ku shkruante se është pjesë e labelit që udhëhiqet nga Ghetto Geasy.

Agoni zgjodhi të mos flas e as bëjë ndonjë reagim tjetër deri sot kur shpërndau një foto në llogarinë e tij në Instagram me të cilën tregon se sonte ai bashkë me Getin, Majkin dhe Onatin do të performojnë në Tiranë.

Kjo foto ri-ngjallë dyshime nëse nuk ka dashur ta prish koncertin dhe kjo është performanca e tyre e fundit bashkë apo se Amiga nuk e ka ndërmend të largohet nga Babastars.

Gjithçka mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Lajmi.net/