Përplasje ndërmjet SBASHK-ut e ministrit Avdullah Hoti

Nënkryetari i parë i SBASHK, Lutfi Mani ka thënë se me veprimet e Qeverisë, nuk është mashtruar SBASHK-u por vet Qeveria.

Lajme

28/04/2015 22:15

Ai në emisionin “Rrokum Roll” ka thanë se Qeveria do të paguajë pagën e përvojës në bazë të pagës së vitit 2008, e jo të pagës së fundit minimale, e cila në arsimin fillor është 405 euro.

Mani ka thanë se nëse dikush në ketë shtet i ka dikujt borxh, ata janë mësuesit, duke shtuar se edhe po t’i bëhej atyre rroga 1,000 euro nuk shlyhet borxhi ndaj tyre.

Në lidhje me këtë problem ka reaguar sot edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai ka shkruar në Facebook se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e grevës në arsim.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të ministrit Hoti:

Ne pagat e prillit, qe paguhen te enjten, do te paguhet pervoja e punes prej 0.5 perqind per cdo vit te pervojes, perfshire ketu edhe pervojen nga viti 2008 qe deri me tani nuk eshte llogaritur.

Ne kete grup do te hyjne 24 mije arsimtare dhe 4 mije staf administrativ/teknik, nderkaq deri me tani jane paguar per pervoje vetem 19 mije arsimtare.

Me keto masa, arsimtaret duhet te tregojne gadishmeri per angazhim me te madhe dhe cilesi, e jo te lene pa mesim mbi 420 mije nxenes.

Une ftoj te gjithe arsimtaret qe te reflektojne, sepse shoqeria kosovare vertet ju ka borxh atyre per mundin e bere me dekada, por edhe ata kane obligim ndaj shoqerise qe po i trajton arsimtaret me mire se cilen do kategori te te punesuarve ne sektorin publik. Pagat e tyre sot jane me te lartat ne sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave ne sektorin privat.

Ne si qeveri kemi qene te hapur dhe te sinqete me arsimtaret. Duke mos u dhene premtime pa mbulese. Kemi reduktuar cdo shpenzim qe ka qene i mundur per te grumbulluar 11.2 milion euro per pervojen e punes. Per ne ata jane partner ne zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative eshte jashte rezonit te partneritetit dhe pergjejesise shoqerore qe kemi te gjithe