Përplasje mes Azemit dhe Blerandos, Alba “mollë sherri”
Azemi është një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova i cili ka prishur raportet me djemtë e shtëpisë. Këto raporte me djemtë e shtëpisë kanë ardhur si pasojë e xhelozisë së tij për Albën, vajzën që ia ka marrë zemrën. Blerando ka thënë në një moment se dëshiron ta njoh Albën e…

ShowBiz
Azemi është një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova i cili ka prishur raportet me djemtë e shtëpisë.
Këto raporte me djemtë e shtëpisë kanë ardhur si pasojë e xhelozisë së tij për Albën, vajzën që ia ka marrë zemrën.
Blerando ka thënë në një moment se dëshiron ta njoh Albën e si duket kjo e ka acaruar Azemin, shkruan lajmi.net.
Azemi ka krijuar një debat të ashpër me Blerandon si pasojë e kësaj deklarate të tij.
Ndonëse Azemi po krijon debate me të gjithë shkaku i Albës, ajo vazhdon ti thotë që e ka shok. /Lajmi.net/
