Përplasje e fortë në BB VIP Albania, Selin-Lornës: Dil para pasqyrës shiko sa e shëmtuar je

Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku ka kaluar edhe në ofendime. Gjatë përplasjes, Selin i thotë Lornës se ‘është e shëmtuar në zemër dhe në shpirt’. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Lorna, pasi për të është një ofendim. Pjesë nga debati mes tyre në shtëpinë e…

ShowBiz

24/12/2025 14:42

Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku ka kaluar edhe në ofendime.

Gjatë përplasjes, Selin i thotë Lornës se ‘është e shëmtuar në zemër dhe në shpirt’.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Lorna, pasi për të është një ofendim.

Pjesë nga debati mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5:

Selin: Ti nuk je xheloze, ok?! (duke imituar).

Lorna: Patjetër, ndaj më imiton ti mua.

Selin: Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.

Lorna: Patjetër.

Selin: Jo si fizik. Mendoj se disa njerëz e kanë mision që të jenë të këqij. Dhe ti je një ndër to.

Lorna: Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.

Selin: Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.

Lorna: Selin , ik.

Selin: Të iki unë nga ty, është kulmi.

Lorna: Të kalosh në ofendim.

Selin: Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.