Përplasje deri në fyerje partiake e deputeteve të VV-së dhe PDK-së

Deputetja Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka deklaruar në Klan Kosova se njerëzit e PDK-së kanë zbritur nga mali, kurse deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është përgjigjur se Vetëvendosje është parti e trazirave. 

Lajme

22/01/2015 20:50

E ftuar në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, deputetja e VV-së, Dërguti, tha se veprimet e kësaj qeverie janë të papranueshme.

“Kanë qene 71 deputetë për, një deputet ka abstenuar, kurse 34 ishin kundër. Kjo i bie që nuk kanë qenë 2/3. Nuk është në përputhje me rregulloren”, ka akuzuar ajo.

Deputetja e VV-së tha se kjo nuk është çudi pasi PDK është parti e maleve.

Kjo gjë nxiti debatin me krahun tjetër. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu fajësoi Vetëvendosjen për protestat e fundit, duke thënë se bëhet fjalë për përpjekje të qarqeve të caktuara për të krijuar trazira.

“Protestat po marrin kahe jo të duhur, këto janë përpjekje e personave, qarqeve të caktuara, për të krijuar trazira”, është shprehur Deliu.

Bile Deliu fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për vdekjen e Enver Zymberit.

“Ne e kemi humb Enver Zymberin si rezultat i protestave si diçka jo e duhur. Ne kemi institucionet tona, qeverinë e kuvendin dhe aty duhet të mbështetemi”, ka përfunduar ajo.

“Ne e kemi humb Enver Zymberin si rezultat i protestave si diçka jo e duhur. Ne kemi institucionet tona, qeverinë e kuvendin dhe aty duhet të mbështetemi”, përfundoi ajo.