Përplasja tragjike në SHBA, vijojnë kërkimet nga ajri dhe uji për gjetjen e trupave

Autoritetet amerikane dyshojnë se 64 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane kanë humbur jetën. Të paktën 28 trupa u nxorën nga ujërat e akullta të lumit Potomak pasi helikopteri fluturoi në trajektoren e avionit të mërkurën vonë, ndërsa…

Bota

30/01/2025 23:53

Autoritetet amerikane dyshojnë se 64 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane kanë humbur jetën.

Të paktën 28 trupa u nxorën nga ujërat e akullta të lumit Potomak pasi helikopteri fluturoi në trajektoren e avionit të mërkurën vonë, ndërsa aeroplani po bënte uljen pranë aeroportit “Ronald Reagan” në Uashington, thanë zyrtarët.

Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjera dhe shpresat për gjetjen e personave të gjallë janë shumë të pakta.

Ka të ngjarë që ky të jetë aksidenti ajror më vdekjeprurës në SHBA në thuajse çerek shekulli.

Më poshtë gjeni disa foto, të cilat janë shkrepur nga LSA dhe tregojnë punën e ekipeve të kërkimit në vendin e aksidentit tragjik.