Përplasja e Kurtit me Vjosa Osmanin, Hoxhaj: Po shihet se kush e ka udhëhequr Kosovën

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për përplasjet që po ndodhin kohëve të fundit në mes të kampit të Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti. Hoxhaj ka thënë se këto sulme personale tregojnë në thelb se kush e ka udhëhequr vendin në këto vitet e fundit. “Sulmet personale që kanë nisur, në thelb tregojnë…

Lajme

10/03/2026 17:36

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur për përplasjet që po ndodhin kohëve të fundit në mes të kampit të Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Hoxhaj ka thënë se këto sulme personale tregojnë në thelb se kush e ka udhëhequr vendin në këto vitet e fundit.

“Sulmet personale që kanë nisur, në thelb tregojnë se kush e ka udhëhequr vendin në gjashtë vitet e fundit. Këtu s’kemi të bëjmë vetëm me raport, por me një sistemi politik dhe formë të menduarit”, ka thënë Hoxhaj në T7.

Hoxhaj ka thënë se ka pasur të drejtë kur i ka quajtur si boshti i së keqës.

“Kanë ardhur në pushtet përmes mashtrimeve. S’kanë pasur rezultat konkret në politikë të brendshme, në politikë të jashtme kanë pasur dështime masive. S’kanë pasur ide se në cfarë forme duhet ta përkrahin Kosovën. Koalicioni i shpresës së vitit 2021 është tregu një bosht i së keqes”, ka shtuar ai.