Përplasen Mushkolaj e Ramabaja: Ju kemi çdo natë këtu si anëtar i partisë së Vetëvendosjes

Analisti Ymer Mushkolaj e Sadri Ramabaja janë përplasur sot në një emision teksa kanë qenë në një diskutim rreth mediave e gazetarëve. Analisti, Sadri Ramabaja u shpreh se në Gjermani ka media të cilat janë ndaluar pasi që ishin kundër me kushtetutën. Teksa Ymeri u shpreh se në Kosovë Lista Serbe është ajo e cila…

Lajme

09/12/2024 21:42

Analisti Ymer Mushkolaj e Sadri Ramabaja janë përplasur sot në një emision teksa kanë qenë në një diskutim rreth mediave e gazetarëve.

Analisti, Sadri Ramabaja u shpreh se në Gjermani ka media të cilat janë ndaluar pasi që ishin kundër me kushtetutën.

Teksa Ymeri u shpreh se në Kosovë Lista Serbe është ajo e cila po bi’e ndesh me kushtetutën e Kosovës por nuk merren masa.

Derisa ai tha se është më mirë të merren me dëputetë të listës serbe sesa gazetarët.

Ndryshe Ramabaja i ka quajtuar gazetarët si “antroplantë dhe opozitarë”.

Ndërkaq Mushkolaj i’u kundërpërgjigj duke i thënë se ai është shprehur i hapur se qëndron me partinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pse po mirresh me gazetarë kur na ju kemi juve ktu cdo natë si anëtar si partisë së VV-së”, tha Mushkolaj. /Lajmi.net/