Aksioni në veri të Kosovës, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të Kosovës, ku bastisje janë kryer në një objekt banesor. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se sot para orës 11 Policia bashkë me zyrtarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë verifikuar pronën tek tre rrokaqiejt. Gjatë…

Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të Kosovës, ku bastisje janë kryer në një objekt banesor.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se sot para orës 11 Policia bashkë me zyrtarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë verifikuar pronën tek tre rrokaqiejt.
Gjatë aksionit aty janë informuar se në katin e parë ka punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal, shkruan lajmi.net.
“Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftu Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident”, ka thënë Elshani për lajmi.net.