Përplasen dy zonjat e pushtetit, Bogujevci ia ndal mikrofonin ministres Haxhiu, “sherri” i Hisen Berishës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ia ka ndalur mikrofonin bashkëpartiakes së saj, ministres Albulena Haxhiu. Ministrja është revoltuar me këtë vendim dhe e ka braktisur seancën. Bogujevci e ka marrë këtë vendim pasi që sipas saj Haxhiu është përgjigjur në tema të tjera, e jo për atë që kishte marrë fjalën. “Nuk është…

Lajme

12/09/2024 13:21

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ia ka ndalur mikrofonin bashkëpartiakes së saj, ministres Albulena Haxhiu.

Ministrja është revoltuar me këtë vendim dhe e ka braktisur seancën.

Bogujevci e ka marrë këtë vendim pasi që sipas saj Haxhiu është përgjigjur në tema të tjera, e jo për atë që kishte marrë fjalën.

“Nuk është e drejtë që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime, deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje, por i ka tërhequr, unë e kam edhe letrën që e ka dërguar, dhe në të cilën thekson se i tërheq pyetjet, andaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”, ka thënë Haxhiu e indinjuar.