Përparim Rama dorëzon kërkesë në Gjykatën Kushtetuese – nesër konferencë për media

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të dorëzojë nesër, më 5 shtator 2025, një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kërkesa do të dorëzohet në ora 10:00, ndërsa menjëherë pas këtij veprimi, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Rama do të mbajë një konferencë për media,…

Lajme

04/09/2025 23:08

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të dorëzojë nesër, më 5 shtator 2025, një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kërkesa do të dorëzohet në ora 10:00, ndërsa menjëherë pas këtij veprimi, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Rama do të mbajë një konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Në këtë paraqitje publike, Ramës do t’i bashkohet edhe nënkryetari i Kryeqytetit, Shkëmb Manaj.

Ende nuk janë bërë publike detajet e kërkesës që do t’i parashtrohet Kushtetueses./lajmi.net/