Përmirësohet klima për biznes

Kosova ka shënuar progres për 11 vende në krahasim më vitin e kaluar sa i përket kushteve të bërit biznes, ka vlerësuar Raportit i Bankës Botërore.

Lajme

29/10/2014 13:30

Sipas të dhënave të këtij raporti të prezantuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  thuhet se njëra nga të arriturat më të mëdha që dalin nga ky raport, është procedura e regjistrimit të bizneseve, ku Kosova ka shënuar ngritje për 68 vende.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, gjatë prezantimit të këtij raporti të mërkurën në një konferencë për media, tha se ky rangim i BB-së, përbën një lajm të gëzueshëm për gjithë vendin.

Ai për këtë ka lavdëruar punën e dy bashkëpartiakëve nga AKR, ish- ministrat, Mimoza Kusari-Lila e Bernard Nikajn, si dhe stafin e kësaj ministrie, ku tha se falë punës dhe reformave të tyre, Kosova vazhdimisht ka përmirësuar kushtet e të bërit biznes.

“Rezultatet tregojnë që Kosova ka bërë një progres të mirë në bërjen e biznesit dhe Banka Botërore e ka vlerësuar këtë”

“Një nga indikatorët që ka pasur më së shumti rritje prej 68 vende është indikatori i për regjistrimin e bizneseve që është rritja më e madhe që ka ndodhur  për këtë vit”, tha Mulaj.

“Ndërkaq, kryeshefi i Agjencisë për regjistrim të bizneseve në MTI, Gazmend Myezini, tha se Banka Botërore bënë vlerësimin për 10 indikatorë, ndërkaq tha se për të dhënat që kanë të bëjnë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë janë pozitive, ku vlen të përmendet indikatori i fillimit të biznesit”.

“Në vitin e kaluar rangimi i përgjithshëm i Kosovës në Raportin e Bankën Botërore e të bërit biznes ka qenë pozita 86, ndërkaq që sot shënon një ngritje prej 11 pozita”.

“Kurse sa i përket indikatorit –fillimi i biznesit kemi bërë një ngritje jashtëzakonisht kualitative për të cilën jemi shumë krenarë, ku nga vendi i 100-të që kemi qeni vitin e kular sot Kosova rangohet në vendin e 42-të”.

“Kjo është si rezultat i thjeshtësimeve dhe procedurave, shkurtimit të afatit kohor për regjistrimin e biznesit si dhe integrimin e sistemin të regjistrimit me institucionet siç janë Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës”.

“Afati prej 52 ditëve i nevojitur më parë për fillimin e një biznesi, është shkurtuar në më pak se dy ditë, si rezultat i të gjitha ndryshimeve dhe reformave”, ka thënë Myezini.