Përmirësohet gjendja e 10-vjeçares që u therë me thikë, është jashtë rrezikut për jetë

10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë tani është jashtë rrezikut për jetë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla në një deklarim për media. Ai tha se 10-vjeçarja është akoma duke u trajtuar. Trajtim në QKUK kanë marrë edhe dy persona…

Lajme

11/11/2024 19:55

10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë tani është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla në një deklarim për media.

Ai tha se 10-vjeçarja është akoma duke u trajtuar.

Trajtim në QKUK kanë marrë edhe dy persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Ata janë vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Rreth orës 16:00, katër presona janë therë me thikë nga një 59-vjeçar në tri rrugë në Ferizaj të cilët ishin kalimtar të rastit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.